Are you OK with cookies?

We use small files called ‘cookies’ on brookhouseinquiry.org.uk. Some are essential to make the site work, some help us to understand how we can improve your experience, and some are set by third parties. You can choose to turn off the non-essential cookies. Which cookies are you happy for us to use?

Albanian

HETIMI I BROOK HOUSE

Cili është qëllimi i Hetimit të Brook House?

Ne jemi duke hetuar keqtrajtimin e personave të ndaluar në Brook House IRC (Qendra e Largimit të Imigrantëve) ndërmjet datës 1 Prill 2017 dhe 31 gusht 2017. ‘Keqtrajtim’ do të thotë trajtim në kundërshtim me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Qëllimi i Hetimit është përcaktimi i shkallës së keqtrajtimit në Brook House IRC gjatë periudhës kohore të përshkruar në Përkufizimet e Referencës. Hetimi do të përcaktojë përgjegjësinë për keqtrajtimin në fjalë dhe nëse kanë kontribuar dështimet sistemike. Nëpërmjet mbledhjes së provave dhe seancave dëgjimore publike, Hetimi do të përcaktojë përgjegjësinë për ngjarjet në Brook House IRC dhe, nëpërmjet publikimit të një raporti, do të bëjë rekomandime që të gjitha organizatat përkatëse të mund të nxjerrin mësime nga ato që kanë ndodhur.

I pavarur nga shteti

Ky hetim është një hetim i pavarur i rregulluar me ligj që merr në shqyrtim ngjarjet në Brook House IRC ndërmjet datave 1 Prill 2017 dhe 31 Gusht 2017.

  • Të qenit i pavarur do të thotë se Hetimi nuk është pjesë e qeverisë dhe nuk drejtohet nga një departament qeveritar;
  • I rregulluar me ligj do të thotë se Hetimi është shndërruar nga një hetim ekzistues në një Hetim kërkimor në bazë të Ligjit të Hetimeve Kërkimore 2005 dhe ka kompetencën të detyrojë dëshmitarët të japin prova (dëshmi) dhe të paraqesin dokumente.

Si të na kontaktoni

A keni qenë i ndaluar në Brook House IRC ndërmjet datave 1 Prill 2017 dhe 31 Gusht 2017? Nëse po, ne duam të dëgjojmë nga ju. Mund të na kontaktoni duke përdorur Formularin tonë të Kontaktit ose me anë të një nga metodave si më poshtë:

Telefon:          0800 181 4363

Email:             enquiries@brookhouseinquiry.org.uk

Shkruani:   (POSTËN E PAGUAN MARRËSI)

Freepost BROOK HOUSE INQUIRY

A duhet të kontaktojë me ju në anglisht?

Nëse preferoni të komunikoni në një gjuhë tjetër ndryshe nga anglishtja, ju lutemi na tregoni dhe ne mund ta organizojmë që t’ju flasim përmes shërbimit tonë të përkthimit.

Dua të marr pjesë në Hetim

Nëse tashmë keni një avokat që vepron në emrin tuaj, ju lutemi flisni me të rreth faktit për tu bërë një pjesëmarrës kryesor. Nëse ende nuk keni një avokat ose nuk na keni kontaktuar tashmë, ju lutemi na kontaktoni duke përdorur një nga metodat e mësipërme.

Ku mund të gjej më shumë informacion?

Më shumë informacion mund të gjendet në faqen tonë të internetit, përfshirë datat e seancave dëgjimore, informacione rreth adresës së vendndodhjes sonë dhe lajme rreth Hetimit Kërkimor.

Hestia

Disa njerëz mund ta konsiderojnë dhënien e dëshmisë për një Hetim Publik si një eksperiencë e vështirë ose të ndihen të shqetësuar në lidhje me procesin.   Ne duam t’i mbështetim dëshmitarët gjatë procesit të dhënies së dëshmisë, pavarësisht se kush janë ata. Hetimi mbështetet në shërbime profesionale, të pavarura dhe konfidenciale nga ofruesi me eksperiencë Hestia.  Hestia mund të organizojë ofrimin e mbështetjes në një sërë gjuhësh. Për të përdorur mbështetjen për dëshmitarët, ju lutemi kontaktoni linjën e Mbështetjes pa pagesë Hestia në numrin 08081640008 dhe lini një mesazh duke konfirmuar emrin tuaj dhe gjuhën në të cilën dëshironi të merrni mbështetje. Gjithashtu Brook House Inquiry ka nxjerrë një fletëpalosje me më shumë informacion se çfarë do të thotë të jesh dëshmitar në një hetim publik.  Në rast se dëshironi një kopje të kësaj fletëpalosje në një gjuhë tjetër që nuk është Anglishtja, ju lutem dërgoni email në adresën enquiries@brookhouseinquiry.org.uk duke përcaktuar gjuhën në të cilën dëshironi ta merrni këtë informacion.

Organizata të dobishme

Fatkeqësisht, ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë ndihmë ose këshilla për imigracionin, gjë që është jashtë parametrave të këtij Hetimi Kërkimor. Nëse keni nevojë për ndonjë mbështetje në lidhje me statusin tuaj të imigracionit ose jeni të shqetësuar për mirëqenien tuaj, ju lutemi kontaktoni një prej organizatave më poshtë:

Red Cross (Kryqi i Kuq)

Mund të ofrojë ndihmë urgjente për mirëqenien e refugjatëve dhe azilkërkuesve dhe viktimat e trafikimit njerëzor.

Bail for Immigration Detainees (Lirim me Kusht për Imigrantët e Ndaluar) – Tel 020 7456 9750 (E Hënë – E Enjte 10:00– 12:00 në mesditë)

Ofron këshilla ligjore dhe përfaqësim për imigrantët e ndaluar në qendrat e largimit dhe burgjet.

Migrant Help (Ndihmë për Migrantët) – Linja telefonike pa pagesë për Azilin 0808 8010 503

Ofron këshilla dhe ndihmë për Migrantët.

Medical Justice (Ekspertizë Mjekësore) – Telefon 0207 561 7498

Ofron këshilla dhe vlerësime të pavarura mjekësore për të ndaluarit nga imigracioni dhe harton raporte mjeko-ligjore dhe letra që përshkruajnë probleme të rëndësishme mjekësore.

Gatwick Detainees Welfare Group (Grupi për Mirëqenien e të Ndaluarve në Gatwick) – Telefon 01293 657070

Ofron mbështetje dhe miqësi për të ndaluarit që mbahen në Gatwick IRC dhe familjet e tyre.

Prisons & Probation Ombudsman (Avokati i Popullit për Burgjet & Shërbimin e Provës) – Thirrje lokale në numrin e telefonit 0845 010 7938 (shërbimi i sekretarisë telefonike)

Hetim i pavarur i ankesave të paraqitura nga ata që janë në burg ose mbahen në qendrën e ndalimit të imigrantëve.

Samaritans (Samaritanët) -. ose Tel 116 123 pa pagesë

Mbështetje falas për të dëgjuar ata që kanë nevojë.

 

Për të shkarkuar informacionin në PDF klikoni

Languages